Europol : Kriminelët fshehin ‘miliarda’ në kripto-valutë
Sipas Europol, tre deri në katër miliardë dollarë në Evropë po pastrohen nëpërmjet kriptocurive. Drejtori i agjencisë Rob Wainwright u pronocua për Panorama të BBC-së, se rregullatorët dhe udhëheqësit e industrisë, duhet të punojnë së bashku për të trajtuar problemin. Paralajmërimi vjen pasi vlera e Bitcoin ra me gjysmën nga lartësitë rekorde në dhjetor. Policia e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka komentuar për programin. Z. Wainwright tha se Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, vlerëson se rreth 3-4% e 100 miliardë dollarëve në të ardhura të paligjshme në Evropë, të pastrohen nëpërmjet kripto-valutës. “Është në rritje mjaft të shpejt dhe ne jemi shumë të shqetësuar,” tha ai.
Burimi BBC News












