Android P do të bllokojë aplikacionet që ju spiunojnë
Po, smartphoni juaj po ju spiunon. Por, pyetja e vërtetë është, a duhet të kujdesemi?
Me mijëra artikuj mbi “The Hacker News”, duke paralajmëruar se si çdo aplikacion mobil, mund ta kthejë telefonin tuaj inteligjent, në një pajisje përgjimi, si psh. ‘Facebook po dëgjon bisedat ‘,’ Vjedhja e fjalëkalimeve duke përdorur sensorët SmartPhone ‘,’ Kufjet e tua mund të spiunojnë ‘ etj.
Të gjitha këto histori kanë objektiva të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët, Aplikacionet që përdorin, në sfond fshehin ‘lejet’ pa njoftuar përdoruesit.
Instalimi i një aplikacioni të vetëm keqdashës, mund të lejojë sulmuesit e largët, të regjistrojnë në mënyrë të fshehtë audio, video dhe fotografi, nëpërmjet sfondit.
Por, jo më!
Versioni i ardhshëm i sistemit operativ mobil të Google, Android P, me sa duket, do të bllokojë aplikacionet që gjenden në sfond, duke mos hyrë në kamerën dhe mikrofonin e smartfonëve tuaj. Sipas projektit Android Open Source Project (AOSP), Google po punon në dy funksione të integruara në Android P, për të mbrojtur përdoruesit e tij nga aplikacionet keqdashëse që spiunojnë mbi ta, duke përdorur kamerën ose mikrofonin e smartfonëve.
Duhet të theksohet se përdoruesit që flasin në smartphone gjatë përdorimit të aplikacioneve të tjera, nuk do të duhet të shqetësohen për këto veçori të reja, sepse aplikacioni dialer, ka hyrë në sfond ndërsa është aktiv. Zbatimi i kufizimeve të tilla në aplikacione, do të lehtësonte frikën e spiunimit për përdoruesit e Android.
Burimi thehackernews












