Raporti i CyberArk ka zbuluar disa kompani australiane, që vazhdojnë të ruajnë kredencialet administrative në dokumentet Word ose Excel, në kompjuterat e kompanisë.
Në Raportin Global të Kërcënimit “CyberArk 2018”, është raportuar se 52 përqind e posteve të supervizorëve australianë si dhe kompanitë e tyre, e ndryshojnë rrallë strategjinë e tyre të sigurisë edhe pas përjetimit të një sulmi.
57 për qind e të anketuarve lokalë thanë për CyberArk, se ransomware apo malware, janë kërcënimi më i madh kibernetik që ata aktualisht përballen. Për 48 për qind të Australianëve të anketuar, renditën si një shqetësim kërcënimet e brendshme, por për 44 për qind, ishin llogaritë e pasigurta dhe të dhënat e pasigurta të ruajtura në cloud.
45 për qind e të anketuarve, thanë se kompania e tyre nuk mund të pengojë sulmuesit të hyjnë në rrjete të brendshme. 58 për qind, pranojnë se privatësia e klientëve të tyre ose informacioni personalisht i identifikueshëm mund të jetë në rrezik, sepse të dhënat e tyre nuk sigurohen me kriteret e kërkuara ligjërisht.
Burimi zdnet












