Përdoruesit kinezë të iCloud në panik, qeveria mund të hyjë në të dhënat e tyre
Apple ka rënë dakord të ruajë të dhënat e iCloud në Kinë, duke lejuar autoritetet e vendit, të anashkalojnë sistemin gjyqësor të SHBA, kur kërkojnë informacion mbi përdoruesit e tij.
Deri tani, çelësat kriptografikë, u ruajtën në SHBA, që do të thotë se nëse qeveria kineze do donte qasje në një llogari kineze të iCloud, ajo duhej të kalonte përmes sistemit ligjor amerikan.
Ndërkohë që midis 2013 dhe 2017, Kina bëri 176 kërkesa për informacion mbi përdoruesit e iCloud, por Apple i ktheu mbrapsh të gjitha.
Tani, duke ndjekur një urdhër nga qeveria kineze, Apple do të hapë një qendër kineze të të dhënave, ku nga 1 marsi do të ruhen çelësat e llogarive kineze të iCloud.
Qendra e të dhënave po zhvillohet së bashku me Guizhou-Cloud Big Data (GCBD), një kompani e lidhur me qeverinë e krahinës jugore të Guizhou. Një tjetër po planifikohet për Ulanqab City, në Rajonin Autonome të Mongolisë së Kinës.
Ruajtja e të dhënave brenda Kinës ,do të thotë që qeveria dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, do të jenë në gjendje të kenë qasje në mesazhet me tekst, emailet dhe të dhënat e tjera të ruajtura nga Apple sipas ligjit kinez.
Apple ka thënë, se autoritetet kineze, nuk do t’u jepet një derë e pasme. Ndërkohë që kërkesat për të dhëna, do të duhet të jenë në përputhje me ligjin kinez dhe kjo është shumë më e lehtë sesa në SHBA.
Burimi Forbes












