Zbatimi i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (General Data Protection Regulation -GDPR) mund të kërkojë përpjekje dhe burime të shumta, por efekti që ka në përpjekjet për transformimin dixhital të ndërmarrjes suaj, mund të gjenerojë një kthim të investimit tuaj.
Ndërsa po i afrohemi 25 Majit dhe zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), organizatat që mbajnë të dhëna për qytetarët e BE-së janë duke bërë ndryshimet e nevojshme për t’u siguruar që ato janë në përputhje me rregulloren. Një kërkim i shpejtë në Google për GDPR, do t’ju prezantojë me një sasi të madhe kërkimesh mbi gatishmërinë e bizneseve për t’u përshtatur me rregulloren.
Rezultatet ndryshojnë, por shumica paraqesin një pamje të zymtë. Për shembull, rezultatet e nxjerra nga firma ligjore Blake Morgan, zbuluan se 9 nga 10 kompani nuk kishin bërë përditësime të politikave të tyre të privatësisë; kërkimet nga Alert Logic zbuluan se vetëm 5 për qind e bizneseve të vëzhguara mendonin se ishin në përputhje me rregulloren; dhe një studim i kryer nga Technology Law Alliance, njoftoi në fund të vitit 2017, se më pak se 1/5 e bizneseve të anketuara, ishin shumë të bindur se do të përmbushnin detyrimet e rregullores në kohën e duhur.
Humbjet nga mospërputhshmëria janë të larta, me gjoba deri 20 milionë euro ose 4 për qind të xhiros vjetore. Siç mund të dëshmojë çdo biznes që ka përjetuar rrjedhje të të dhënave, impakti negativ shkon përtej thjesht një gjobe. Kjo mund të rezultojë në humbje të reputacionit të kompanisë; humbje të të ardhurave nga kontratat e anuluara; si dhe humbje të besimit nga klientët, partnerët dhe punonjësit. Në fakt, sipas Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Politike “reagimet e çmimit të aksioneve, janë mesatarisht 9 herë më të larta se gjobat financiare të vendosura nga rregullatorët”.
Por, ashtu sikurse gjobat edhe përfitimet e GDPR shkojnë përtej përputhshmërisë. Shumë nga proceset e kërkuara nga rregullorja janë thjesht praktika të mira biznesi, të cilat organizatat i kanë në zbatim tashmë. Ndërsa për ato pjesë të rregullores që kërkojnë më shumë përpjekje dhe burime shtesë, ndikimi pozitiv i gjeneruar nga pajtueshmëria, do të bëhet shpejt i dukshëm dhe madje mund të gjenerojë një kthim të investimit (ROI).
Ja disa nga arsyet pse do pse ndodh kjo:
1. Do të nxisë programin e transformimit dixhital të biznesit tuaj: Të dhënat janë forca lëvizëse prapa një programi të suksesshëm të transformimit dixhital. Duke kuptuar rrjedhën e të dhënave në organizatën tuaj, ku ndodhen dhe se si përdoren, dhe duke përmirësuar saktësinë dhe menaxhimin e tyre, do të përshpejtohet transformimi juaj dixhital. Kjo do t’ju ndihmojë të optimizoni ndryshimet e paraqitura nga teknologjitë dixhitale.
2. Do të përmirësoni proceset dhe produktivitetin e biznesit tuaj: aksesi i menjëhershëm në të dhëna të pastruara, të sakta dhe të sigurta, do të transformojë proceset e biznesit tuaj dhe do të rrisë produktivitetin. Në një organizatë, të dhënat mund të ekzistojnë në qindra ‘magazina’ të ndryshme, në formate të strukturuara dhe të pastrukturuara dhe në vëllime të mëdha. Duke kuptuar se çfarë të dhënash keni dhe ku janë vendosur ato, si dhe më pas duke i mbedhur, renditur dhe menaxhuar ato, do ti shtoni vlerë organizatës përtej përmbushjes së rregullores. Do të përmirësohet bashkëpunimi, proceset do të kryhen më me efektivitet dhe efiçiencë dhe produktiviteti do të rritet, në sajë të kohës më të shkurtër që do të duhet për të kërkuar informacionin.
3. Do të reduktoni pasaktësitë dhe do të minimizoni gabimet: kur të dhënat mbahen në rekorde krejt të ndryshme nëpër organizatë, është shumë e vështirë për të identifikuar nëse një entitet është i njëjti – p.sh., në U.K. David Smith është emëri më i zakonshëm. Ai mund të referohet në rekordet e organizatës si D. Smith ose Dave Smith, kështu që mund të keni më shumë se një klient që mban të njëjtin emër. Në U.S. emri James Smith është emri më i zakonshëm gjithashtu, kështu që do të haseshin të njëjtat probleme. Nëse i njëjti person referohet në mënyra të ndryshme, kjo do të rezultojë në rekorde të dyfishta, informacione të pasakta dhe paaftësi për ti ofruar klientit një eksperiencë të mirë. Përputhshmëria me GDPR-së do të zvogëlojë këto lloj gabimesh, kështu që të dhënat do të bëhen një nga pasuritë tuaja më të mëdha dhe komunikimet do të fokusohen aty ku duhet.
4. Do të fuqizoni punonjësit dhe ata do ti ofrojnë klientëve një eksperiencë të përmirësuar: duke u dhënë punonjësve të cilët përballen me klientë akses në të dhënat e duhura, ju do t’i fuqizoni ata me aftësinë për t’u ofruar klientëve një eksperiencë të mirë. Ata do të kenë në dorë informacionin e duhur, dhe klientët nuk do të duhet të përsërisin informacionin e tyre nëpër kanale të ndryshme në organizatë.
5. Do të mund të zhvilloni një Pamje të Vetme për Klientin: kur informacionet kritike nuk janë të lidhura, ju humbni mundësitë që ofrohen. Kur të dhënat e klientit janë të lidhura me çdo pjesë të organizatës suaj, ju fitoni një pamje gjithëpërfshirëse prej 360 gradësh, e cila mund t’ju ndihmojë të identifikoni marrëdhëniet dhe të zbuloni mundësi të fshehura. Do të filloni të kuptoni me të vërtetë klientët tuaj dhe mënyrën se si mund të reagojnë ata.
6. Do të përmirësojë besimin e klientëve tuaj: Në një studim, 84% e klientëve thanë se kompanitë duhet të provojnë besueshmërinë e tyre. Besueshmëria e klientëve në U.K është më e ulëta e këtyre katër viteve të fundit, sikurse edhe në SHBA besueshmëria e konsumatorëve ra në Dhjetor, pas 17-vitesh që ka qenë e lartë, kështu që organizatat duhet të ndërmarrin hapa për ta rritur atë përsëri. Të dhënat personale të klientëve tuaj janë pasuria më e çmuar e tyre, kështu që nëse organizata juaj investon në mbrojtjen dhe sigurinë e tyre, do të fitoni besimin e tyre dhe ata kanë më shumë gjasa t’ju qëndrojnë besnikë.
7. Do të keni akses në inteligjencë të thellë: Çdo funksion i biznesit tuaj do të përfitojë nga informacioni i saktë i nxjerrë nga të dhënat tuaja. Mbledhja e grupeve të ndryshme të të dhënave do t’ju ndihmojë të kuptoni marrëdhëniet mes njerëzve, vendeve dhe gjërave, të cilat do ti të shtojnë një nivel të paçmuar njohurish organizatës suaj. Bashkimi i pikave dhe lidhjeve të ndryshme të të dhënave, do të zbulojë thellësi të tjera brenda të dhënave tuaja, të cilat kanë kuptim dhe veprim.
8. Do të nxisni angazhimin e klientit: duke standardizuar, validuar dhe verifikuar të dhënat, mund të ndërtoni profile të sakta dhe të përditësuara dhe të prodhoni një angazhim të personalizuar, të përshtatshëm, dixhital dhe fizik. Fushatat janë më të qarta, më mirë të fokusuara dhe më të suksesshme.
9. Mund të përgjigjeni më shpejt: shmangia e nevojës për të analizuar të dhënat nëpërmjet “ishujve” ku ruhen, do të thotë akses i shpejtë në të dhëna të sakta e bën organizatën tuaj të shkathët dhe të përgjegjshme, si në rastin që i përgjigjeni kërkesave të brendëshme, të konsumatorëve apo autoriteteve, ashut edhe në reagimit të shpejt ndaj ndryshimeve të kushteve të tregut për të siguruar avantazhe konkurues.
10. Parashikimi dhe menaxhimi i rreziqeve do të përmirësohet: me të dhëna të sakta dhe aktuale, mund të kryeni ‘data mining’ të zgjeruar dhe ushtrime analitike parashikuese, duke ju dhënë mundësinë të realizoni vendimmarrje të saktë të bazuar në të dhëna dhe të parashikoni sjelljet dhe skenarët e ardhmshëm bazuar tek të dhënat, çfarë ju ndihmon të planifikoni drejtimet strategjike të biznesit dhe të minimizoni riskun. Ne kemi nevojë për një ndryshim në mentalitet kur është fjala për GDPR.
Në vend që të shohim anën negative, bizneset do të përfitojnë nëse shqyrttojnë mundësisë që ajo sjell. Duke hedhur një vështrim më të hollësishëm në informacionet që ata kanë në duar dhe duke e bashkuar atë, ata mund të forcojnë marrëdhëniet që kanë me klientët e tyre dhe të krijojnë burime të reja të të ardhurave.
Përshtatur nga CyberNews.al / Marrë nga Revista CIO












