5G në SHBA me ” hotspots”, jo me telefona

0
1634

AT & T dhe Verizon, kanë pranuar se telefonat nuk do të jenë të disponueshëm në kohë dhe planifikojnë të ofrojnë 5G, nëpërmjet pikave të nxehta portative, të quajtura “pucks”.

“Unë pres që të ketë një sërë celularësh në dispozicion në 2019 dhe disa prej tyre do të jenë në gjysmën e parë të 2019,” tha Ronan Dunne, në një intervistë në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. “Nëse ka ndonjë gjë në dispozicion në 2018, ka më shumë gjasa të jetë një “pikë e nxehtë”.

Ofruesit e shërbimeve me valë, në garë për të qenë të parët me teknologjinë, kanë njoftuar afatet ambicioze, për fillimin e 5G. Asnjë nga transportuesit wireless, nuk dëshiron të mbetet prapa me të ardhurat, nga shitja e shërbimeve të rrjetit të avancuar. Prodhuesit e pajisjeve, si Ericsson dhe Nokia, janë duke zhvilluar me padurim “garën 5G” për të fituar sa më shumë të holla në këtë “bum” ndërtimi. Por rrjetet e reja, do të kenë nevojë për telefona të rinj dhe kjo është ajo ku gara “has” pengesa.

Të parët telefona 5G, do të jenë aparate të prodhuar në Kinë si, Huawei, Xiaomi dhe ZTE. Si Huawei dhe ZTE, ballafaqohen me një pengesë në tregun e SHBA, ku shqetësimet janë lidhur ,me lidhjet e mundshme të kompanive, me qeverinë kineze, që mund të paraqesin një “rrezik sigurie”. ZTE thotë se do të ketë një telefon 5G, në fund të vitit.

Burimi Bloomberg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here