Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) në konferencën inauguruese Cyberthreat në Londër, ka theksuar rëndësinë që ka të kuptuarit e natyrës së kërcënimeve kibernetike.
Rëndësia e sigurisë në internet
Rolet kryesore të NCSC janë: Zvogëlimi i rrezikut të sulmit kibernetik, përgjigjja ndaj incidenteve kibernetike kombëtare, edukimi i përgjegjësve të sigurisë kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar dhe kuptimi i kërcënimit, tha Paul Chichester, drejtor i operacioneve në NCSC. Puna që NCSC bën rreth kërcënimeve kibernetike, përfshin aftësinë për të identifikuar se cilat janë aktorët kërcënues për kërcënime të veçanta, gjë që në rastin e NotPetya doli të jetë Rusia.
“Ne duam që siguria kibernetike të jetë një zgjidhje dhe jo një pengesë,” u tha ai të pranishmëve të konferencës. NCSC do të ndajë gjithnjë e më shumë informacionin rreth aktorëve të kërcënimit dhe metodave të tyre. James Lyne, kreu i hulumtimit dhe zhvillimit në Institutin Sans, tha se ishte inkurajuese duke parë një pjesëmarrje të tillë, në një konferencë teknike të sigurisë kibernetike. Furnizues të mëdhenj të sigurisë, janë të përfaqësuar në këtë konferencë, por edhe disa organizata më të vogla, janë të përfaqësuara me “njerëz të mirë, që bëjnë punë të mirë kibernetike”.
Gjatë prezantimeve, ishte veterani i mirënjohur britanik “gjuetari bug” David Litchfield i cili tani jeton dhe punon në SHBA.
“Në vitin 2007, kuptova se gjithmonë do të kishte dobësi të sigurisë në internet, por as një ditë kohë për ti shfrytëzuar ato dobësi”, tha Litchfield. Në planin afatgjatë, NCSC planifikon të ndërtojë Cyberthreat 2018, për të adresuar më tej mungesën e konferencave teknike të sigurisë kibernetike, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën si një e tërë.
Burimi technewseurope












