Shërbimet iCloud ruhen në serverat e Google

0
1259

Disa media kishin raportuar mbështetjen e iCloud në Google Cloud, por Apple asnjëherë nuk kishte dhënë informacion.

Në një informacion të publikuar në uebsajtin e kompanisë, Apple aksidentalisht pranoi se përdorte shërbimin cloud të Google, për shërbimet iCloud.

Ky lajm tregon sesa ka avancuar Google, në biznesin e infrastrukturës cloud, krahasuar me Amazon dhe Microsoft.

Apple periodikisht publikon versione të reja në PDF për Guidën e Sigurisë së iOS. Prej vitesh ai dokument përmbante informacion, se shërbimet iCloud bazoheshin në sistemet e ruajtjes së të dhënave nga Amazon dhe Micorosft.

Por në versionin e fundit të  Microsoft Azure mungon, dhe në vend të tij është Platforma Google Cloud. Përpara përditësimit të Janarit Apple përditësoi gjithashtu Guidën e Sigurisë së iOS në Mars.

Në fillim të këtij muaji, Google tha se linja G Suite dhe shërbimi cloud për sipërmarrjet, sillte të paktën 1 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit.

Burimi  PCWorld.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here