ISCHIA, Itali – Një takim i Ministrave të Brendshëm të G7 ka përfunduar me thirrjet për përdorimin më të madh të INTERPOL-it si një platformë globale për shkëmbimin e informacionit më të madh mbi luftëtarët e huaj terroristë (FTF).
INTERPOL aktualisht mban informacione për rreth 40,000 FTF, me një sasi informacioni në rritje që buron nga zonat e konfliktit, duke u bërë magazina më e madhe në botë për informacionin e kësaj natyre, që mund të rezultojë parësore për identifikimin e terroristëve të çmobilizuar.
Duke theksuar presionin ushtarak mbi Da’esh dhe arritjen e çlirimit të territoreve të mbajtura prej saj, Ministrat e Brendshëm të G7 mbështetën rolin e INTERPOL-it si një kanal për shkëmbimin e informacionit kriminal, duke përfshirë të dhënat biometrike dhe informacione të tjera të mbledhura nga zonat e konfliktit.
INTERPOL-i, mbi bazën e zbatimit të ligjit ushtarak në fuqi, filloi shkëmbimin e informacionit, duke filluar me Projektin Vennlig në vitin 2005 në Irak dhe më vonë në Afganistan përmes projektit Hamah.
Të zhvilluara për të minuar grupet terroriste, për të parandaluar dhe mos lejuar luftëtarët që të udhëtonin drejt zonave të konflikit apo të ktheheshin prej tyre, si dhe për të vlerësuar profilin e tyre të rrezikshëm, projektet mbështetën një numër të madh hetimesh dhe arrestimesh të suksesshme.
“INTERPOL ka përvojën dhe ekspertizën e duhur për të siguruar që informacionet për luftëtarët e huaj terroristë të mbledhura nga zonat e konfliktit, janë vënë në duart e oficerëve të zbatimit të ligjit, të cilët mund të jenë kufiri i fundit i mbrojtjes në parandalimin e një sulmi,” tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock.
“Duke i siguruar oficerëve të vijes së parë akses në sistemin e komunikimit INTERPOL I-24/7 dhe bazën e të dhënave globale do të ofrohet një ‘sistem i hershëm paralajmërimi’ kundër kërcënimeve të terrorristëve dhe krimit dhe do të ndihmohet në mbylljen e shtigjeve potenciale të terroristëve,” shtoi shefi i INTERPOL-it.
Vetëm muajin e kaluar, aksionet e bëra nëpërmjet bazës së të dhënave të INTERPOL-it çuan në arrestime të shumta të luftëtarëve të huaj të dyshuar si terroristë në Afrikën e Veriut dhe brenda Bashkimit Evropian.
Z. Stock gjithashtu nënvizoi angazhimin e INTERPOL-it për të mbështetur objektivin e G7 mbi parandalimin dhe luftimin e keqpërdorimit të Internetit nga terroristët.
Në këtë drejtim, Shefi i INTERPOL-it mirëpriti thirrjen e Ministrave, për të shqyrtuar hartimin dhe zbatimin e një platforme globale të zbatimit të ligjit, të ruajtura nga INTERPOL mbi mbledhjen dhe shfrytëzimin e “përmbajtjes terroriste”, duke përdorur referime nga industria dhe autoritetet kombëtare, në mbështetje të hetimeve dhe ndjekjeve penale.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, ministrat e G7 gjithashtu thanë se ‘do të mbështesin rolin e INTERPOL-it si një platformë globale për shkëmbimin e informacionit kriminal, shpërndarjen e dokumenteve të humbura ose të vjedhura me të dhëna udhëtimi, dhe monitorimin sistematik të udhëtarëve ndërkombëtarë, duke përfshirë informacionet biometrike dhe të dhënat e mbledhura nga zonat e konfliktit; si dhe do të angazhohen për të inkurajuar të gjitha shtetet për të rritur përdorimin e bazës së të dhënave të INTERPOL-it’.
Përshtatur nga CyberNews.al / Marrë nga INTEROL












