Do na vrasë inteligjenca artificiale?
Fatkeqsisht, e njihja njeriun e dobët – CD-106
A po i afrohemi me shpejtësi Skynet-it? Kjo teknologji, që nga filmi Terminator, i cili në fund bëhet “i vetëdijshëm” dhe fillon të zhdukë racën njerëzore? Ndoshta jo sot, por fusha e inteligjencës artificiale, po zgjerohet me shpejtësi. Nga smartphone-et, deri te makinat tona, në shtëpitë “e mençura” që kontrollojnë temperaturën dhe dritat në shtëpinë tonë, ne po fillojmë gradualisht ti lëmë më shumë vendime në duar të kompjuterave. Kjo i frikëson disa njerëz.
Kur kompjuterat kalojnë përtej kodit të thjeshtë, për të marrë vendimet e tyre dhe makinat nuk mund të fiken, atëherë duhet të fillojmë të shqetësohemi?
Është parashikuar që deri në vitin 2020, inteligjenca artificiale do të krijojë 2.3 milion vende të reja pune. Kjo mund të zhduket nga Skynet, por mos u shqetësoni. Elon Musk, Stephen Hawking, Steve Wozniak, dhe shumë nga mendjet e mëdha të shekullit tonë, kanë premtuar të tundin këmbanat e alarmit para se të dëgjojmë frazën famëkeqe: “Hasta la vista, baby!” ( filmi Terminator)
Burimi CNN












