Një mollë në ditë, mund ta mbajë mjekun larg, por tani Apple po kërkon të punësojë mjekë, për t’i shërbyer punonjësve të saj.
Apple është duke planifikuar klinikat “AC Wellness” që ajo i përshkruan si “një praktikë mjekësore e pavarur, e dedikuar për shpërndarjen e kujdesit shëndetësor në mënyrë efektive, për popullatën e punonjësve të Apple”.
Kompania ka shpallur vende pune, duke përfshirë mjekun e kujdesit parësor, mjekun e kujdesit akut, asistentin mjekësor, mjekun e infermierisë dhe koordinatorin e infermierisë. Gjithashtu po kërkon “partnerë shëndetësorë” për të “ndihmuar pacientët, të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, nëpërmjet ndryshimit të sjelljes së qëndrueshme”.
Apple thotë se AC Wellness vjen në pranverë.
Punonjësit e AC Wellness, do të punojnë pranë selisë së Cupertino në Kaliforni, por Apple nuk iu përgjigj menjëherë, kërkesës për koment, rreth planeve të saj.
Burimi CNN












