Firma të orientuara nga Blockchain kanë filluar të merren me çiftin e problemeve: siguria e faqeve të web-it dhe shpejtësia e komunikimit. Falë dizajnit të decentralizuar dhe thellësisht të enkriptura, ‘blockchain’ është ideale për mbrojtjen.
Bashkë me evolucionin e infrastrukturës së internetit dhe zhvillimin të faqeve të web-it, edhe përdoruesit kanë rritur kërkesat dhe pritshmëritë e tyre përtej kërkesës të përqendruar thjesht tek askesi i tyre. Në vend që të kenë vetëm mundësinë të vizitojnë një faqe web-i ose një shërbim online, përdoruesit tashmë mund të krahasojnë faqe të ndryshme për të gjetur atë që ofron shpejtësinë dhe performancën më të mirë. Megjithatë, natyra e centralizuar e shumicës së kompanive që ofrojnë shërbimin e host-imit të web serverave dhe qendrave të të dhënave (datacenters) nënkupton se deri tani, shpejtësia ka pasur një kufi të sipërm.
Blockchain potencialisht mund të prishë modelin ekzistues duke ofruar disa përfitime me të vërtetë të fuqishme, të cilat mund ta bëjnë atë një zgjidhje për arkitekturën e web-it në të ardhmen. Ndërkohë që kjo teknologji tashmë po kalon fazat e implementimit në disa industri, infrastruktura bazë e ‘blockchain’ mund të jetë përgjigja ndaj pengesave aktuale. Për shkak të natyrës së saj të decentralizuar dhe mënyrës se si i përdor kapacitetet e lira, projektet e reja të ‘blockchain’ mund të fillojnë të zgjidhin një nga çështjet më të mëdha që interneti ka sot: kufizimin e bandwidth-it.
Zgjidhjet aktuale mbeten të pamjaftueshmeDisa kompani kanë kohë që luftojnë për të gjetur mënyrën si të zgjidhin një nga problemet më të mëdha që lidhen me bandwidth-in. Për shkak të faktit se për bandwidth-in duhet të paguhet paraprakisht, edhe kur nuk përdoret në kapacitet të plotë, si të bëhet e mundur që kompanitë të menaxhojnë zhvendosjen e trafikut për të shmangur pagesën ekstra për bandwidth-in? Disa kompani kanë filluar të punojnë mbi atë që ato e quajnë ‘rrjeti si shërbim’ (NaaS – Network as a Service) i cili ofron hapësira ‘cloud computing’ dhe kapacitete rrjeti sipas nevojës, në të njëjtën mënyrë që mund të blini edhe hapësira në servera online. Kompani të tilla si PacNet kanë filluar të zhvillojnë zgjidhje ‘cloud’ për të zgjidhur këtë problem, i cili merr në konsideratë çështjet e lidhura me kostot por injoron vështirësitë që lidhen me kapacitetin e bandwidth-it dhe rritjen e website-eve.
NaaS ka potencial por mbetet e kufizuar nga natyra e centralizuar e modelit aktual të web-it. NaaS duhet të përdorë akoma serverat cloud, bazuar në qendrat ekzistuese të të dhënave, të cilat gjithashtu ballafaqohen me çështje të sigurisë nga sulmet potenciale të web-it. Më e rëndësishmja është që ata janë ende të fokusuar tek çmimi. Çështja kryesore me modelin aktual është se në varësi të vendndodhjes së përdoruesit, disa faqe web-i vuajnë shumë në aspektin e shpejtësisë dhe performancës, duke çuar në humbje të biznesit që mund të jetë e vështirë të kompesohet.
Për më tepër, modeli i aktual i serverave të centralizuar DNS me çelësa enkriptimi dhe siguri në një vend të vetëm, ka provuar kohë pas kohe se është tepër i pasigurtë. Sulmet DDoS mbeten një kërcënim i madh madje edhe për faqet më të mëdha të web-it, të cilat konsiderohen teorikisht dhe më të sigurtat. Shërbimet kryesore si PayPal, Twitter dhe Spotify, të gjitha kanë përjetuar pengesat e turpshme publike në funksionimin e tyre për shkak të incidenteve DDoS. Madje edhe faqja e web-it për sigurinë KrebsOnSecurity pësoi sulmin më të madh DDoS në histori. Problemi qëndron në mënyrën se si sistemet e sotshme i mbajnë çelësat e aksesit në servera të centralizuar që mund të piratohen lehtësisht.
‘Blockchain’ me një gur mund të vrasë dy zogj
Kohët e fundit, firmat e orientuara tek ‘blockchain’, kanë filluar të trajtojnë çiftin e problemeve – siguri dhe shpejtësi komunikimi – të faqeve të web-it. Falë dizajnit të decentralizuar dhe thellësisht të enkriptuar, ‘blockchain’ është më së miri i përshtatshëm për mbrojtje. Mënyra se si krijohet zinxhiri së bashku me mekanizmin për verifikimin e transaksioneve, tregon që piratimi i një zinxhiri publik si Ethereum ose Bitcoin është ende pothuaj i pamundur. Më e rëndësishme është që për shkak se informacioni ruhet nëpër një rrjet të decentralizuar, një hakeri që të jetë i suksesshëm do ti duhet të thyejë çdo nyje të ‘blockchain’ në të njëjtën kohë.
Në një ‘blockchain’ të tillë si Ethereum, që ka 34,051 nyje dhe një normë ‘hash’ prej 55 trilionë ‘hash’ për sekondë, sulmi mbetet një ëndërr në rastin më të mirë.
Tashmë, kompanitë kanë ndërmarrë mbrojtje të mëtejshme për DdoS-të dhe faqet e web-it.
Rrjeti i Gladius dëshiron bandwidth tuaj të lirë për të luftuar sulmet kibernetike
Gladius, një ‘blockchain startup’ që po punon për të krijuar një përshpejtim të trafikut të web-it dhe sistem mbrojtje, është duke zhvilluar një platformë që i lejon çdonjërit që ka bandwidth të lirë në kompjuterin e vet të bashkohet në një “rezervuar mbrojës”. Ky rezervuar optimizon dhe përshpejton trafikun e filtruar të web-it ndërkohë që krijon një sistem të fuqishëm mbrojtje kundër sulmeve të zakonshme të piratimit. Kthesa është që përdoruesit kanë një shtytje për të përmirësuar rezervuarin në të cilin ata bëjnë pjesë në sajë të një ekosistemi të tregut. Zotëruesit e faqes së web-it mund të bëjnë oferta në rrjetat më efektive, dhe kompjuterat në rezervuar mund të fitojnë në shkëmbim “Gladius Tokens”.
Përfitimet janë të trefishta. Së pari, përdorimi i ‘blockchain’ në luftimin e DDoS, do të përkthehet në më shumë siguri. Meqenëse rrjeti nuk ka asnjë pikë të vetme të dështimit, sulmuesit duhet të mbyllin mijëra komponentë të veçantë. Së dyti, do të jetë më pak e kushtueshme të heqësh “ndërmjetësin e centralizuar”, ndërkohë që ju mund të merrni me qira vetëm atë që ju nevojitet aktualisht për të mbrojtur veten. Së fundi, individët mund të marrin pjesë në një CDN – mbarë botërore, duke fuqizuar dhe rritur shpejtësinë e faqeve të web-it duke e fshehur përmbajtjen në një CDN të shpërndarë.
Në të vërtetë, e ardhmja e sigurisë kibernetike mund të jetë shumë mirë brenda ‘blockchain’.
Kompani të tjera kanë filluar gjithashtu zhvillimin e direktorive dhe browser-ave të sigurtë ndaj DDoS-ve. Strategjia është që të përdoret në mënyrë efektive ‘blockchain’ për të parandaluar DDoS-et dhe sulmet e tjera të ngjashme. Natyra e decentralizuar e sistemit, e bën jashtëzakonisht të pamundur që një haker apo edhe një ‘bot’ i avancuar, të mbledhë fuqinë e nevojshme të përpunimit për të rrëzuar një rrjet të tërë nyjesh.
Blockchain mund të krijojë një rrjet më të sigurt
Ndërsa specifikimet po shfaqen vetëm tani, është e qartë se ‘blockchain’ është kufiri i vërtetë i ardhshëm për sigurinë e të dhënave dhe web-it. Teknologjia është ndërtuar për siguri dhe enkriptim, dhe natyra e saj e decentralizuar, e bën jashtëzakonisht të vështirë të mundet duke përdorur taktikat ekzistuese të sulmit. Më e rëndësishmja është se u mundëson kompanive të ofrojnë stimuj kreativë dhe të shfrytëzojnë fuqinë e rrjeteve masive, për të luftuar hakerat dhe sulmet që po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.
Ndërsa kompanitë gjejnë mënyra për të përfituar nga këto veçori, ato do të jenë në gjendje të krijojnë një mjedis më të sigurtë dhe më të shpejtë web-i, i cili mund të përçajë plotësisht modelet ekzistuese dhe t’i detyrojë kompanitë e mëdha, të rivlerësojnë mënyrën se si ndërtojnë modelet e tyre të sigurisë.
Përshtatur nga Cybernews.al / Marrë nga Revista CIO












