Rusia pas një sulmi kibernetik global!

0
1335

Rusia pas një sulmi kibernetik global!

Rusia pas një sulmi kibernetik global, që goditi kompanitë më të mëdha në qershor 2017, u shprehë Qeveria Britanike

Ministri i Jashtëm Tariq Ahmad, tha në një deklaratë të enjtes, se ushtria ruse ishte përgjegjëse për sulmin, i cili në fillim i drejtoi kompjuterat drejtë Ukrainës, por shpejt u përhapën përtej kufijve të saj. Sulmet përfshinë grupin e reklamave britanike WPP (WPP), prodhuesin Oreo Mondelez (MDLZ), prodhuesin farmaceutik amerikan Merck (MRK) dhe kompaninë botërore të transportit FedEx (FDX). “Sulmi shkatërrues, u maskua si shpërblim, por qëllimi i saj ishte kryesisht të prishnin,” tha qeveria e U.K. në një deklaratë. “Vendimi publik për këtë incident, përsëriti pozitën e U.K dhe aleatëve të saj, që aktivitetin keqbërës nuk do ta tolerojnë,” shtoi ai. Qeveria ruse mohoi “kategorikisht akuzat.” “Ne mendojmë se akuzat nuk kanë bazë dhe kjo nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi i fushatës rusofobike”, u tha gazetarëve Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin.

Burimi Forbes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here