Programi SIGIL beta i AdaptiveMobile Security
Shërbimi i zbulimit të sinjalizimit dhe analizës, mundëson operatorët celularë, që të përmirësojnë mbrojtjen ekzistuese, nga sulmet sinjalizuese.
Udhëheqësi botëror, në sigurinë e rrjetit celular AdaptiveMobile, njoftoi në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) në Barcelonë, që ka konfirmuar klientë të shumtë, për shërbimin e parë në botë, të inteligjencës së sinjalizimit dhe analitikës.
Zyrtari ekzekutiv i AdaptiveMobile Security, Brian Collins tha: “Operatorët në mbarë botën, po vendosin sinjale firewalls dhe industria po punon fuqishëm, për tu mbrojtur kundër kërcënimeve sinjalizuese.
“Sidoqoftë, nevoja gjithnjë e më e madhe për sigurinë e rrjetit është një kërkesë për inteligjencën e gjeneratës së ardhshme dhe interpretimin e kërcënimeve. Rrjetet e operatorëve kërkojnë më shumë se mbrojtje të thjeshta me STP, për të mbrojtur abonentët e tyre”.
Hulumtimi pionier, i sinjalizimit të Njësisë së Inteligjencës së Kërcënimeve të botës, AdaptiveMobile, ishte baza për algoritmet e pronarit të SIGIL, duke zbuluar nivelet në rritje të sulmeve të sofistikuara nëpër rrjetet sinjalizuese.
Burimi mobilenewscwp












