Versione e reja të Windows 10 janë të mbrojtura nga këto sulme, prandaj Microsoft ka filluar lëshimin e përditësimeve të mikrokodeve të Intel direkt, por vetëm për një numër të vogël të pajisjeve.
Pjesët më të “gjymtuara” të sigurisë, mund të bëhen patched në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas aplikimit të një përditësimi të sigurisë, nuk jeni më i prekshëm nga shfrytëzimet e bazuara në atë mangësi.
Kjo nuk është e vërtetë për sulmet të identifikuara gjerësisht si Meltdown dhe Specter. Riparimi i këtyre defekteve kërkon një seri të përditësimeve për harduerin dhe softuerin. Gjithashtu kërkon koordinim me zhvilluesit e softuerit të sigurisë, ku papajtueshmëritë midis përditësimeve mund të shkaktojnë rrëzime dhe humbje të mundshme të të dhënave.
Në një seri njoftimesh, Microsoft ka lëshuara një grusht veglash të reja si pjesë e kësaj lufte të vazhdueshme kundër kërcënimeve të Specter dhe Meltdown.
Që nga 13 shkurti, Windows 10 ka lëshuar përditësime për platformat 32-bit (x86), ku përditësimet e mëparshme, kishin mbuluar vetëm versionet 64-bit të Windows 10.
Microsoft gjithashtu njoftoi se po krijon përditësime të mikrokodeve të Intel, për versionin e ri të Firefox-it për Windows 10, version 1709. Lirimi fillestar zbatohet vetëm për pajisjet që mundësohen nga procesorë të posaçëm Intel Core dhe Core me 6 Gjenerata: Skylake H / S (CPUID 506E3) dhe Skylake U / Y dhe U23e (CPUID 406E3).
Tani për tani, ky rregullim është i disponueshëm vetëm përmes katalogut të Microsoft Update, KB4090007. Përpjekja për të instaluar përditësimin në një pajisje me një CPU të pambështetur ose një version të Windows 10 përveç 1709, rezulton në një mesazh gabim.
Megjithëse shumica e pajisjeve do të marrin këtë klasë të përditësimeve nëpërmjet firmuerit të siguruar nga prodhuesi i pajisjes, Microsoft thotë se do të ofrojë përditësime shtesë të mikrokodit nga Intel.
Kompania do të vazhdojë linjën e saj të vështirë në kontrollet e pajtueshmërisë për antivirus softueri. Shumica dërrmuese e pajisjeve të Windows tani kanë softuer me AV të instaluar, sipas Microsoft. Megjithatë, rreziqet e pajtueshmërisë janë ende shumë të larta për të braktisur këto kontrolle:
Fokusi i vazhdueshëm i punës sonë me partnerët tanë AV dhe klientët është të menaxhojmë rrezikun e problemeve të pajtueshmërisë, veçanërisht ato që rezultojnë nga softueri AV, që bën thirrje të pambështetura në kujtesën e kernelit të Windows. Për shkak të këtij rreziku potencial, ne kërkojmë që softueri AV, të jetë i përditësuar dhe i pajtueshëm. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që të bëhet një kontroll i pajtueshmërisë së AV, përpara se të dërgojmë përditësimet e fundit të sigurisë te Windows, nëpërmjet Windows Update, derisa të kemi një nivel të mjaftueshëm të përputhshmërisë së AV software. Ne rekomandojmë që përdoruesit të kontrollojnë me ofruesin e tyre AV, për pajtueshmërinë e produkteve të tyre AV software të instaluara.
Burimi zdnet












