Cellebrite, zhbllokon çdo model iPhone
Mos harroni luftën famëkeqe të enkriptimit midis Apple dhe FBI, për zhbllokimin e një iPhone që i përkiste një terroristi, pas të shtënave masive në San Bernardino, dy vjet më parë!
Pasi Apple refuzoi të ndihmonte Feds, në hyrjen e të dhënave te iPhonat e mbyllur, FBI përfundimisht pagoi mbi një milion dollarë, për një kompani të palës së tretë, për zhbllokimin e iPhone 5c.
Tani, duket se agjencia federale, nuk do të duhet të luftojë Apple për zhbllokimin e iPhone, pasi kompania celulare izraelite Cellebrite, thuhet se ka zbuluar një mënyrë për të zhbllokuar, pothuajse çdo iPhone në treg, duke përfshirë edhe iPhone X të fundit.
Burimi thehackernews












