Një analizë me mbi 11,000 aplikacione, ka gjetur se ” jetgjatësia” (mbajtja) e aplikacioneve në iOS është vazhdimisht më e lartë se në Android, por vetëm me diferencë të vogël nga 1-3%.
Analiza e udhëhequr nga kompania Mobile Adjust, përcakton mbajtjen e aplikacioneve si “përqindja e përdoruesve, që ende përdorin një aplikacion, për një numër të caktuar ditësh, pas instalimit”. Ky studim zbuloi, se aplikacionet e Android, pas shtatë ditësh nga instalimi, përdoren nga 16% e përdoruesve të tyre, ndërsa te iOS është mbi 18%. Të dhënat për raportin, janë marrë në mes të 1 janarit dhe 31 dhjetorit të vitit të kaluar.
Studimi gjeti se Japonia ka normat më të larta të mbajtjes së aplikacioneve në përgjithësi, ndërsa Kina i ka më të ulëta. Vetëm 7% e përdoruesve në Kinë, vazhdojnë të vizitojnë një aplikacion shtatë ditë pas shkarkimit të saj.
“Kjo sjellje, mund të jetë kryesisht për shkak të një përzierjeje të aplikacioneve cilësore në Kinë, por ka të ngjarë të ketë të bëjë edhe me dominimin e WeChat dhe mundësinë e reduktuar të përdoruesve kinezë që lënë platformën, për aplikacione të tjera”, thuhet në raport. Analiza gjithashtu gjeti se aplikacionet e lojrave, janë më të ndjeshme ndaj mashtrimit. Sipas studimit, i cili është i specializuar në zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit, rreth 35% e mashtrimit të celularëve, që u ndalën vitin e kaluar, kishin synim aplikacionet e lojrave. Firma, gjithashtu gjeti se aplikacionet e e-commerce, shfaqin një shpërndarje të lartë të mashtrimit të celularëve.
Përveç kësaj, zbuloi dy herë më shumë mashtrime në pajisjet Android, kundrejt atyre iOS në 2017. Megjithatë, mund të jetë edhe për shkak të shitjeve të ndjeshme të pajisjeve Android, duke pasur parasysh sistemin operativ, që përbën 86% të tregut global .
Burimi lovelymobile












